Pritje me fishekzjarrë për ekipin, tifozët “ndezin” Dortmundin

Kishin pesë vjet pa e fituar derbin në fushën e rivalëve, dhe kanë 6 vjet pa e fituar titullin. Tifozët e Dortmundit më në fund kanë shpresë se këto gjëra po realizohen, ndërsa gjysma e mrekullisë ndodhi. Borusia fitoi 2-1 në stadiumin e Shalkes, duke bërë të heshtnin rreth 62 000 tifozë, ndërsa ndërsa skuadra kthehej në klub, atë e priste një e papritur.

Plot 750 tifozë verdhezinj ishin mbledhur përpara kompleksit stërvitor, dhe kishin ndezur gjithë vendin me fishekzjarrë e flakadanë. Një pamje e mrekullueshme që tregon se çfarë ndjenjash dhe çfarë force bashkimi jep futbolli. Mirëseardhja ishte madhështore dhe pishtarët ishin për lojtarët, por sidomos për trajnerin Lysien Favre, “arkitektin” e kësaj skuadre.

Fitorja 2-1 e Dortmundit erdhi me golat e shënuar nga Tomas Delanei dhe 18-vjeçari Xhejdon Santo, i cili pas realizimit ngriti duart drejt qiellit, duke ia dedikuar golin gjyshes së tij të ndjerë. Ky ishte suksesi i pestë radhazi i Borusias në Bundesligë, ku ka 14 ndeshje pa u mundur, dhe ku kryeson me 36 pikë, 9 më shumë se Bajerni që fitoi 3-0 derbin ndaj Nyrembergut.

Sfidanti.al