Vetëm një mungesë vëmendjeje dhe iku derbi i Interit me Juventusin!

Interi e humbi 1-0 derbin e mezipritur me Juventusin dhe tani shpresat e tij që të luftojë për titullin e Serisë A u pakësuan edhe më shumë. Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, vuri në dukje mbas ndeshjes se vetëm një gabim fatkeq solli humbjen e zikaltërve.
“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë, por, sidoqoftë, nuk u treguam konstantë gjatë të gjithë ndeshjes. Ne kishim momentet tona të shkëlqyera, por edhe momente të këqia, kurse nje ndeshje derbi mund të humbasësh edhe vetëm për një gabim, për një mungesë vëmëndjeje. Juventusi bëri më pak gabime dhe kështu ishte ai që festoi në fund. Të them të drejtën ne jemi edhe pak naivë, kurse ata janë mjeshtra për të marrë faulla dhe ta vonojnë lojën edhe pesë minuta, kur kanë nevojë. Por, fundi i fundit, i tillë është futbolli dhe atë duhet ta pranosh kështu siç është”, deklaroi Spaleti.
Sfidanti.al