Mbreti Artur: Nuk kam ndërmend të largohem, jam mirë te Bajerni

Futbollisti i Bajernit të Mynihut, Arturo Vidal, i hodhi poshtë spekulimet se ai do të largohet nga klubi bavarez, ndërkohë që shprehu gatishmërinë e tij që ta vazhdojë kontratën që, në fakt, i mbaron më 2019. Gjatë muajve të fundit, emri i këtij futbollisti kilian është lidhur me Celsin, Mançester Junajtidin dhe Interin. Spekulimet për shitjen e tij u shtuan edhe më tepër, kur Bajerni bëri të ditur se Leo Gorecka do të jetë përforcimi i parë gjatë verës së ardhshme.

“Nuk është rastësi që unë luaj te Bajerni, nuk është rastësi që unë jam ndër më të mirët në pozicionin tim. As që mendoj për transferim, jam shumë mirë te Bajerni”, deklaroi Vidali 30-vjeçar që luan si mesfushor mbështetes, duke shtuar se ai do ta vazhdonte me kënaqësinë më të madhe kontratën me Bajernin, pasi kjo është edhe dëshira e tij.

Sfidanti.al