Mateusi ndez “alarmin”: Halandi është gati për hapin e radhës!

Nga një Dortmund që ka humbur busullën dhe vështirë t’i garantojë trofe, ai mund të bëjë kërcimin e madh. Klube të ndryshëm si Real Madrid, Mançester Siti e Mançester Junajtid, por edhe të tjerë si Bajerni e Paris SG, mund të jenë të interesuar për Erling Halandin. Legjenda gjermane, Lotar Mateus, thotë se ai është gati për t’u larguar nga “Signal Iduna Parku”. “Ai është gati që tani, – thotë Mateusi, – ne jemi krenarë që e kemi në Bundesligë, por mendoj se nuk do të qendrojë gjatë tek Dortmundi. Ai një makinë në moshën 20 vjeç, çdo investim për të ia vlen”. Halandi ka klauzolë gati 70 milionë euro në 2022, por Dortmundi mund të pranojë të largohet në 2021 nëse për të jepen 100 milionë euro ose më shumë.

Sfidanti.al