Me vetëm 14 lojtarë të saktë në dispozicion, trajneri francez e ka të qartë sesa prej “argjili” i ka këmbët skuadra e tij. Me të vërtetë, Reali është në 29 pikë dhe baraz me Atletikon në krye (që ka dy ndeshje më pak), por ngarkesa po ndihet, dhe mund të bëhet më problematike në janar e në shkurt. Bashkë me ndeshjen e mesjavë ndaj Granadës, madrilenët do të kenë 10 sfida në 33 ditë, pra gati një në tri ditë. Në Eibar, Zidani e pati kaq keq punën me zëvendësimet saqë bëri vetëm dy ndërrime, Asension dhe Valverden. Lodhja dallohet tek statistikat për mbajtjen e topit, pasi ndaj Eibarit ishte 44 për qind në pjesën e parë dhe 31 për qind në të dytën. Po kjo ndodhi në derbi (nga 61 në 51%) dhe ndaj Bilbaos. Po kështu në Champions, në dy ndeshjet e fundit të grupit ndaj Shahtarit dhe Gladbahut.
Sfidanti.al