Levandovski, ky mbret i elegancës, armik i thjeshtësisë!

Gerd Myleri quhej “mbreti i thjeshtësisë”, dhe jo më kot. Shënuesi më i mirë i Bundesligës për të gjitha kohët shënoi 365 gola në 427 ndeshje duke qenë pikërisht njeriu që bënte në mënyrë të përsosur gjërat e thjeshta, pasi golat e tij ishin thjesht aftësi për të qenë në vendin dhe në kohën e duhur.

Robert Levandovski ka tani 201 gola në Bundesligë dhe nuk besohet se ka ndonjë shans për të mbërritur “Bomberin e Kombit”, pikërisht sepse është “armik i thjeshtësisë”. Polaku është “mbreti i klasit”, i golave të vështirë dhe tepër të bukur, por po ashtu është ai njeri që nuk është totalisht i përqëndruar për të shënuar golat e thjeshtë. Kjo është arsyeja kryesore që nuk do ta mbërrijë dot Mylerin.

Gjithsesi, “Leva” ka mundësi të mbërrijë të paktën në vendin e dytë. Përpara sulmuesit të Bajernit është Manfred Burgsmyler me 213 rrjeta, që mund të arrihet edhe këtë sezon. Pak më lart Jup Hajnkesi me 220 gola, dhe në vend të dytë Klaus Fisher me 268. Këtë të fundit, Levandovski mund ta kapë nëse do të qendrojë tek Bajerni edhe përtej vitit 2021.

Sfidanti.al