“Orakulli” Ronaldo, titullar ndaj Ajaksit, siç e parashikoi

Kur pësoi dëmtimin në ndeshjen me kombëtaren portugeze, Kristiano Ronaldo u përpoq të qetësonte të gjithë duke deklaruar se do të kthehej në fushë për 15 ditë. Fjalët e tij prej “orakulli” dolën të vërteta, kur një ditë para ndeshjes së Championsit në Amsterdam, trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, deklaroi se CR7-ta do të luante titullar.

Alegri pohoi me siguri se superylli portugez e kishte marrë veten aq sa duhet për ta zgjedhur që nga minuta e parë, një plus i rëndësishëm sidomos pas dëmtimit të kapitenit Xhorxho Kielini dhe mungesës së mesfushorit Emre Xhan. Trajneri kërkoi vetëm diçka nga skuadra. “Ndryshe nga ndeshja në Madrid ndaj Atletikos, ketë herë kemi detyrë që të shënojmë”, – ishin fjalët e tij.

Sfidanti.al