Barcelona e ka pëlqyer gjithnjë Pol Pogbanë dhe kjo nuk përbën mister me francezin që gjithsesi kërkohet edhe nga klube të tjerë. Futbollisti ka një kontratë me Mancester Junajtid deri në vitin 2021 dhe ai u kthye te Djajtë e Kuq në 2016 pasi arritjes së një supermarrëveshjeje me Juventusin. Por në vitin 2015, karriera e tij mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë dhe të kishte kaluar te Barcelona, sic tregon edhe presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu.
‘Në verën e vitit 2015 i shfaqa Juventusin interesin tim për blerjen e Pogbasë nëse kjo skuadër do ta nxirrte atë në mekato-tregon Bartomeu-por kur e larguan një vit më pas, na informuan për ofertën e Mancester Junajtid dhe ne nuk mund të paguanim atë shumë’.
Bartomeu e tregoi këtë prapaskenë për Pogba në një intervistë për ESPN, por nuk e përjashtoi mundësinë që rrugët e Barcelonës me të futbollistit të kryqëzohen përsëri.
‘Pogba po përmirësohet te Mancester Junajtid dhe është një prej yjeve të futbollit botëror-vijoi Bartomeu-a do të jetë e ardhmja e tij te Barcelona? Preferoj të mos flas për futbollistë të skuadrave të tjera sepse jam i sigurt se edhe disa lojtarë të Barcelonës do të përmirësonin ekipet e tjera’.
sfidanti.al