Bajerni nuk pyet se “i heqin një qime”, por Dortmundi është shumë riosh!

Bavarezët treguan se janë “peshat e rënda” të Bundesligës edhe pas sfidës më të fundit. Fitorja në fushën e Shtutgartit u arrit me një rregullsi dhe lehtësi tradicionale, duke çarmatosur ata që duan ta quajnë veten rivalë. Edhe pse vendasit shënuan me anë të Kulibalit në 20’, sërish kampionët nuk e humbën aspak toruan duke shënuar radhazi me Kingsli Komanin dhe Robert Levandovskin në pjesën e parë, edhe pse fitorja u la “në ajër” deri pranë fundit. Në 87’, Dagllas Kosta shënoi të tretin. Sidoqoftë, Dortmundi nuk e mbajti dot ritmin, madje u mund në “Signal Iduna Park” 1-2 nga Këlni. E pabesueshme, por e vërtetë sepse djemtë e rinj deri edhe adoleshentë të Borusias mund të bëjnë edhe gjëra të tilla.  Bajerni kryeson me 22 pikë, Lajpcigu ka 20 ndërsa Dortmundi 18 pas 9 javësh.

Sfidanti.al