Plot 70 për qind mbajtje topi, 19 gjuajtje drejt portës e 6 në kuadrat, një reagim pas humbjes së rëndë 0-2 në fushën e Totenhemit. Ky ishte Mançester Siti që pamë në fushë në sfidën e Premier Ligës ndaj Bërnlit në “Etihad”. Përfudoi 5-0 për ish-kampionët, por mund të kishte shkuar në 7 apo 8 me zero, kaq e madhe ishte epërsia e “qytateravë”. Pep Guardiola këmbënguli fort gjithë këta ditë se për skuadrën e tij nuk ishte problem sulmi, edhe pse ishin shënuar shumë pak gola.
Ndoshta pati të drejtë, dhe u duk si diçka psikologjike, pasi 5 rrjetat u realizuan pa pasur në fushë Gabriel Zhezusin dhe Rahim Stërlingun. Rijad Mahrez shënoi dy të parët, pastaj Benzhame Mendi të tretin gjithnjë në pjesën e parë. Ferran Torres e vazhdoi formën e tij të mirë para portës duke shënuar pas pushimit, ndërsa Mahrez përmbushi tregolëshin e tij në 69’. Duket se Pep u tha të vetëve që të ulnin ritmin për të mos shpenzuar shumë energji më kot. Siti ka 15 pikë në 9 ndeshje, diçka aspak normale për të, por ndoshta ndryshimi mund të vijë pas kësaj.
Sfidanti.al