Mike Tyson dhe Roy Jones Junior, si në cdo prag ndeshje boksi iu nënshtruan procesit të matjes së peshës; 99.8 kg për Iron Mike dhe 95.25 kg për ish kampionin e peshave të mesme, super të mesme dhe peshat maksimale mesatare, e maksimale.
Bie në sy fakti që kjo prag ndeshje që do të mbahet në Staples Center të Los Angelesit mes dy boksierëve për të cilët bëhet fjalë për një rikthim në ring, ishte e qetë. Sfida mes dy sportistëve që kanë bërë historinë e boksit dhe që tani janë mbi 50 vjec, do të ketë 8 raunde prej 2 minutash secila. Të dy boksierët do të përdorin doreza prej 12 onz dhe në fund nuk do të kete shpallje fituesi
sfidanti.al