Roma, gjenden 20 bomba të Luftës së Dytë Botërore në Trigoria

Ditën e premte, ushtria italiane ndërhyri në qendrën sportive Fulvio Bernardini të Romës. Ishte një ndërhyrje që zgjati për rreth 1 orë për të larguar 20 bomba që i përkisnin periudhës së Luftës së Dytë Botërore që u gjendën në Trigoria. Klubi verdhekuq falenderoi ushtarët në rrjetet sociale për operacionin që kreu pa ndërprerë stërvitjen e skuadrës së Paulo Fonsecas

‘Falenderojmë specialistët e bombave të ushtrisë për opracionin e heqjes së bombave të Luftës së Dytë Botërore  që u krye këto ditë në Trigoria-lexohet në mesazhin e klubit verdhekuq në postimin e tij në rrjetin social Twitter.

sfidanti.al