Bajern, Levandovski është i pandalshëm; askush nuk është si ai

Bajerni i Mynihut këtë vit i ka nisur të gjitha ndeshjet me të paktën 1 gol në avantazh. Nuk është një mënyrë e të shprehurit, por përshkrimi i sezonit të Robert Levandovskit që duket se është i pandalshëm nga skuadrat rivale të kampionëve të Gjermanisë.

Sulmuesi polak në fakt ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në të gjitha ndeshjet deri tani në kampionatin gjerman dhe ligën e kampioneve. në 11 sfida të Bundesligës ai ka arritur të shënojë 16 gola me një mesatare prej 1 goli në cdo 67 minuta.

Levandovski nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në vetëm 2 raste; në sfidën e raundit të dytë të Kupës së Gjermanisë ndaj Bohumit dhe në ndeshjen e Superkupës së gjermanisë ndaj Borusias së Dortmundit të zhvilluar ne muajin gusht.

sfidanti.al