Korina Shumaher flet më në fund: Faleminderit Mikael, për gjithcka!

Korina Shumaher thyen më në fund heshtjen, 6 vjet pas aksidentit të bashkëshortit të saj Mikael teksa ishte duke skiuar në alpet franceze gjatë pushimeve dimërore të 2013. Në një intervistë për revistën e Mercedes ‘She’s ajo flet për herë të parë për bashkëshortin e saj duke treguar edhe ndonjë moment nga jeta e tyre personale

E apasionuar pas kuajve që e ka trashëguar edhe vajza e saj, Xhina, Korina kujton momentin kur Mikael i bëri dhuratë një fermë me 40 kuaj  me rastin e përvjetorit të 10 të martesës së tyre

‘Kur isha 30 vjec, dëshiroja shumë që të kisha një kalë dhe Mikael më shoqëroi në Dubai sepse unë doja të blija një kalë race-kujton Korina Shumaher. Jam shumë e lumtur kur shoh time bijë që po ndjek pasionin e saj, por unë nuk mund të harroj se kë duhet të falenderoj për të gjithë këtë dhe ai është bashkëshorti im’.

përsa i përket gjendjes së 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Korina shumaher kërkoi edhe njëherë mirëkuptim për faktin që familja e tij është e rezervuar në lidhje me këtë cështje.

‘të jeni të sigurt se është në duart më të mira-vijoi intervistën korina-dhe se po bëjmë gjithcka për ta ndihmuar. Ju lutemi të kuptoni se po ndjekim vullnetin e Mikael përsa i përket të qenit të rezervuar për një argument kaq delikat sic është  gjendja e tij shëndetësore’

Ndërkaq, Xhina Maria, vajza 22 vjecare e legjendës së Formula 1, i emocionoi të gjithë në garën e freestyle me kostume në Fieracavalli të Veronës teksa u prezantua me një koreografi me temën Ferrari. Xhina Maria kishte veshur tutë të kuqe, helmetë dhe kishte përgatitur një kostum ad hoc për kalin e saj  duke simuluar një pit stop të vërtetë për ‘ndërrimin e gomave’ nga 8 mekanikë

sfidanti.al