Sauthgejt thumbon Liverpul e Mancester Sitin: Kanë shumë pak lojtarë anglezë

Liverpul-Mancester siti ishte një prej ndeshjeve më të rëndësishme të futbollit evropian këtë fundjavë pasi në fushën e lojës zbritën emra si Salah, Firmino, Mane apo De Brëjne, Sterling Aguero, ishte sfida e trajnerëve Guardiola e Klopp, emra sugjestionues, por që shumica e të cilëve nuk ishin anglezë. Ai që preku temën e pranisë së numrit të pakët të anglezëve në radhët e këtyre dy skuadrave ishte trajneri i përfaqësueses angleze, Garet Sauthgejt

‘sigurisht, në krahasim me të kaluarën, situata është përmirësuar-tha trajneri i Tre Luanëve-por ne na duhen futbollist që luajnë ndeshje të caktuara. Duhen lojtarë që luftojnë për të fituar dicka dhe të ndihmojnë klubet për të fituar trofe. në një skenar ideal do të doja vetëm këta lloj futbollistësh. Nuk mjaftojnë lojtarët e rinj që shfaqen në skuadrat më të vogla. Presioni i cili ushtrohet në momentin kur duhet të përballosh një ndeshje të madhe si psh Liverpool-Mancester Siti të ndihmon të fitosh eksperiencë dhe të përmirësohesh. kur luan në një klub më të vogël, kur humbet nuk ndodh asgjë, nëse humbet duke luajtur në nivele të larta, rritesh akoma më shumë si lojtar. të luash me një skuadër të rëndësishme është dicka që të afron shumë me kombëtaren’.

sfidanti.al