Xhaka kundër tifozëve të Arsenalit: Fyerjet dëmtojnë skuadrën

Në fillim ishte fanela e hedhur në tokë, më pas shiriti i kapitenit dhe në fund erdhi kërkimi i ndjesës në rrjetet sociale. për Granit Xhakën, ky është padyshim momenti më negativ te Arsenali që ka problemet e tij edhe në aspektin sportiv duke parë rezyultatet, ku në sfidën e fundit u mund nga Leister

Një humbje kjo që duke u bazuar e fjalët e xhakës, erdhi edhe si shkak të qejfmbetjeve të tifozerisë së Arsenalit. Ish kapiteni i topcinjve në një intervistë për Blick foli për këto probleme në raportet me tifozët

‘Kur pashë numrin tim në tabelën e zëvendësimeve dhe dëgjova reagimin e tifozëve, mbeta i shastisur-tregon Xhaka-u ndjeva keq. Kur dëgjova ato fjalë u lëndova dhe u habita në sensin negativ. Që kur kam nisur të luaj, tifozët kanë qenë pjesë e jetës sime, gjithmonë. kam shumë respekt për ta dhe kjo duhet të jetë reciproke. Një gjë është të kritikosh nëse luajmë keq dhe tjetër gjë është të ofendosh kapitenin e skuadrës tënde. Kjo nuk është aspak e mirë. Mënyra sesi më sulmuan dhe ofenduan ishte e rëndë, nuk bëhet. Kjo dëmton skuadrën, krijon qejfmbetje dhe dobëson vetë klubin’.

sfidanti.al