Që nga momenti i dëmtimit të Lionel messit në 5 gusht gjatë fazës parasezonale, barcelona nuk ka gjetur qetësi me problemet fizike të futbollistëve të saj duke bërë me dhimbje koke stafin mjekësor. Në total 10 futbollistë të kampionëve të Spanjës kanë hyrë në infermierinë e klubit, shumica për shkak të dëmtimeve muskulare
I fundit në këtë listë është Nelson Semedo i cili do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 5 javë për shkak të këputjes së muskulit në pulpën e këmbës së majtë, një dëmtim që më parë e kanë pësuar edhe Messi e Luis Suarez. jo pak problematike janë dëmtimet në bicepsin femoral, ku ‘viktima’ e fundit ishte Xhordi Alba që e pësoi këtë dëmtim në ndeshjen me Slavian e Pragës. për Albën parashikimi është 1 muaj jashtë fushave të lojës pasi bëhet fjalë për një rast të përsëritur. por para albës, për të tjerë futbollistë, si Dembele, dëmtimi në bicepsin femoral është kthyer në një torturë të vërtetë, ndërkohë që këtë problem e ka pasur edhe Xhunior firpo që qëndroi duisa javë jashtë fushave.
ndërsa Samuel umtiti është një rast i vecantë; kokëfortësia e tij për të mos iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për të zgjidhur problemet e tij në gjurin e majtë e ka cuar drejt një rruge pa krye. Gjatë një viti e gjysmë, ai në shumë pak raste ka luajtur 2 ndeshje radhazi. Por këtë sezon problemi i tij nuk ishte gjuri i majtë por një dëmtim në këmbën e djathtë që e mbajti jashtë fushave për 1 muaj. Edeh Ansu Fati e Serxhi Roberto kanë pasur problemet e tyre fizike, por nuk kanë qenë shumë të rënda. aktualisht në infermieri janë vetëm 2 lojtarë; Semedo dhe Xhordi Alba, por shqetësimi te Barcelona është i madh, sepse shumica e lojtarëve do të luajnë me kombëtaret respektive dhe nuk përjashtohet mundësia që dikush tjetër të dëmtohet
sfidanti.al