Mancester Sitit do t’i duhet të presë ende për të thyer tabunë ‘Anfield Road’. në javën e 12 të premier Leagues, skuadra e Guardiolës doli sërish me kokën ulur nga impianti mitik i The Reds, pasi Liverpuli i kolegut të tij Jurgen Klop e mposhti 3-1 duke vbërë që Citizens të zbresin në vendin e katërt të klasifikimit me 9 pikë më pak se Liverpuli ndërkohë që para tij janë Leister dhe Celsi.
Liverpuli e mori avantazhin që në minutën e 6 me një goditje nga larg të Fabinjos, një gol që u shënua menjëherë pas disa pretendimeve të Mancester Sitit për një 11 metërsh. ky moment duket se bëri që Citizens të humbasin përqendrimin dhe 7 minuta më vonë ata pësuan edhe golin e dytë dhe këtë radhë ai që i ndëshkoi ata ishte Mohamed Salah dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Sadio Mane i dha një tjetër goditje skuadrës së Pep Guardiolës teksa shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e Liverpoolit. Goli i bernardo silvës për Mancester Sitin u shënua shumë vonë, 12 minuta nga fundi i ndeshjes dhe për kampionët e Anglisë ishte e pamundur që të evitonin disfatën.
sfidanti.al