Porto ndëshkoi katër futbollistë të saj për ndeshjen e kësaj së diele me Boavistën. Bëhet fjalë për argjentinasit Marcesin e Saravia dhe kolumbianët Uribe e Luis Diaz të cilit kishin në mbrëmjen e së shtunës ishin në festën e ditëlindjes së bashkëshortes së një prej këtyre lojtarëve ku qëndruan deri në orët e para të mëngjesit.
Motivi i dënimit të tyre është i thjeshtë; thyen rregullin e klubit sipas të cilit futbollistët lejohen që të qëndrojnë në festë deri në orën 23:00. ishin rrjetet sociale që i kapën mat këta futbollistë, pasi në bashkëshortkja e Uribes, Sindi Alvares Garsia postoi në profilin e saj në Instagram disa video të festës së ditëlindjes ku ishin futbollistët e Portos.
Kjo bëri që trajeri Serzhio Konseisao dhe drejtuesit e klubit të marrin masën e ashpër të përjashtimit të këtyre lojtarëve 3 prej të cilëve për më tepër janë pjesë e formacionit bazë.
sfidanti.al