Bëhet zyrtare, Mikel Arteta, trajneri I ri I Arsenalit

Tani është zyrtare, Mikel Arteta është trajneri I ri Arsenalit duke zëvendësuar Unai Emeri që u shkarkua në 29 nëntor, ndërkohë që deri tani ai ishte në rolin e asistentit të Pep Guardiolës te Mancester Siti.Vetë klubi londinez komunikoi caktimin e spanjollit në pankinën e Topcinjve me Artetën që do të jetë në këtë detyrë për 3 vjet e gjysmë. Nuk vonoi shumë dhe Arteta tha fjalët e tij të para si trajner I Arsenalit nëpërmjet faqes zyrtare të klubit londinez

‘Është një nder I madh-tha Arteta-1arsenal është një prej klubeve më të mëdhenj në botë. Duhet të konkurojmë me më të mirët për trofetë që janë në lojë dhe kjo m’u bë shumë e qartë në bisedimet me Sten dhe Xhosh kronke dhe drejtuesit e tjerë të klubit. Të gjithë e dimë që ka shumë punë për t’u bërë, por jam I sigurt që do t’ia dalim mbanë. Jam realist dhe e di se gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës, por skuadra aktuale ka lojtarë të talentuar’.

Arteta e njeh shumë mirë si Premier Leaguen, kompeticion ku ai u aktivizua për 13 sezone si lojtar, ashtu edhe Arsenalin ku ka luajtur për 5 sezone përpara se të varte përfundimisht këpucët në gozhdë në 2015/16. Ai ka qenë edhe kapiten I Arsenalit dhe arriti të fitojë zemrat e tifozëve. Me Arsenalin ka luajtur 150 ndeshje dhe ka mundur të fitojë një FA Cup. Ai do të jetë trajneri I dytë spanjoll që drejton Arsenalin, pas Unai Emeri

Sfidanti.al