Barsali zbulon ndryshimin mes Juventusave të Alegrit dhe Kontes

Andrea Barsali i dha fund një karriere të shkëlqyer, duke fituar edhe një Skudeto tjetër me Juventusin. Në një deklaratë të tij të fundit ai përpoq të bënte krahasimin e periudhave, kur ai ka luajtur nën drejtimin e Antonio Kontes dhe Masimo Alegrit.

“Nën Konten ne luanim me një ritëm më intensiv, kurse nën Alegrin neve na lejohej ta mbanim topin më shume dhe ne kënaqeshim në fushë, me të vërtetë argëtoheshim”, deklaroi Barsali qe erdhi te Juventusi më 2011.

Mbrojtesi italian i lartpërmëndur tha se treshja e njohur “BBC” (Barsali-Bonuçi-Chielini) ishte krijuar nga Konte në sezonin 2011/12. “’BBC’ u krijua gjatë një ndeshjeje në Napoli, ku Konte vendosi që ne të luanim sipas skemës 3-5-2 dhe që atëherë ne luajtëm kështu, duke u lënë pak hapësirë në mbrojtjen tonë ekipeve kundëershtare” kujton Barsali bashkëpunimin e tij të shkëlqyer me Bonuçin dhe Kielinin.

Sfidanti.al