Kaq ishte “komedia” ? Platini hyn dhe del.. i qeshur nga paraburgimi!

Gazeta franceze “Franc Futboll” bën të ditur se ish-presidenti i UEFA-s u la i lirë pak pas mesnatës, pasi ishte arrestuar një ditë më parë i akuzuar se kishte bërë korrupsion lidhur me organizimin e Mondialit Katar-2022.

“Tani unë gjithçka e lashë mbrapa”, deklaroi shkurt Platini pasi doli nga ndertesa, ku ndodhej në paraburgim. Në fakt, fillimisht u tha se ai do të kalonte në paraburgim më shumë se një ditë, po nuk kaluan më shumë se 24 orë dhe ai u lirua.

“L’Ekip” shkruan se Platini do të merret përsëri në pyetje lidhur me akuzat kundër tij për korrupsion.

Sfidanti.al