Barcelona thotë se Messi ka probleme dhe i jep më shumë pushime

Barcelona këtë të diel rinisi punën pas 4 ditë pushimesh për Krishtlindje dhe në seancën stërvitore mungoi Lionel Messi. Argjentinasi udhëtoi drejt vendlindjes së tij, Rosario direkt nga Valladolidi dhe me lejen e Koeman do të zgjasë kohën e pushimeve për t’u bashkuar me skuadrën, ashtu sic thuhej edhe në një komunikatë të Barcelonës, pas ndeshjes së skuadrës katalanase me Eibarin që do të luhet  ditën e martë.

Në faqen zyrtare të Barcelonës u publikua një komunikatë ku theksohej se Messi po kompleton trajtimin e tij në kaviljen e djathtë dhe se pritet që të kthehet në skuadër pas sfidës me Eibarin. Pas kësaj përballjeje, Koeman ka parashikuar që t’u japë dy ditë pushim futbollistëve të tij me rastin e fundit të vitit. Skuadra do të kthehet në stërvitje në 1 janar dhe Messi do të jetë i pranishëm për t’u vënë në dispozicion të trajnerit holandez për përballjen me Huescan në 3 janar.

Sfidanti.al