Barcelona, lojtarët kundërshtojnë uljen e pagës

Një luftë e re shpërthen te Barcelona mes drejtuesve të klubit dhe futbollistëve të skuadrës së parë, të cilëve tani iu  janë bashkuar edhe ata të Barcelona B dhe shkak është bërë kërkesa e presidentit Bartomeu ndaj lojtarëve për reduktimin e pagave të tyre për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia coronavirus në klub

Barcelona po vuan një rënie të ardhurash prej 30%  për shkak të mungesës së publikut dhe si pasojë të pamundësisë për të shitur biletat e ndeshjeve, rënie të shitjeve në dyqanet zyrtare, disa prej të cilave janë mbyllur kryesisht edhe për mungesën e turistëve me këta të fundit që kanë shkaktuar edhe një rënie të ndjeshme të fluksit të vizitave në Muzeun e Klubit.

Kështu, Barcelona ka pësuar rënie të të ardhurave nga shitja e biletave me 47 milionë Euro, 35 milionë nga rënia e shitjeve në dyqane dhe 18 milionë Euro nga rënia e vizitave në Muze

Për këtë arsye klubi u kërkoi lojtarëve dhe këtu përfshihen edhe ata të seksioneve të tjera sportive që të pranojnë një reduktim të pagave të tyre deri në 30%. Por tani futbollistët kanë dërguar në zyrat e klubit një burofax që është nënshkruar edhe nga lojtarët e Barcelona B ku bëjnë të ditur se nuk e pranojnë këtë kërkesë të klubit pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia.

Por jo vetëm kaq, 4 futbollistë të skuadrës filiale të Barcelonës (Kike Saverio, Chumi, Sergi Puig e Guillem Jaime) denoncuan klubin te Sindikata e Futbollisteve për mospagesën nga ana e Barcelonës të shpërblimit prej 10 mijë Euro secili për arritjen e playoffit për  një ngjitje në kategori.

Sfidanti.al