Robinho, përgjime për përdhunimin, Santos zgjidh kontratën me të

Kontrata e Robinhos me Santosin qëndroi në fuqi vetëm 1 javë. Ditët e fundit klubi paulist u vu në shënjestrën e kritikave për këtë kontratë me sulmuesin 36 vjecar I cili ka një proces të hapur gjyqësor në Itali teksa ka apeluar dënimin për përdhunim që një gjykatë në Milano ia dha në vitin 2017. Në orët e fundit media braziliane publikoi përgjimet e disa bisedave telefonike të Robinhos ku ndër të tjerat spikaste një frazë që ka shtuar indinjatën: ‘Po qesh sepse nuk më intereson, vajza ishte krejt e dehur, as nuk e di se cfarë ka ndodhur-ishin fjalët e futbollistit

Ngjarja ndodhi në 22 janar të 2013 kur Robinho ishte ende një futbollist I Milanit. Braziliani dhe 5 persona të tjerë ishin në një lokal nate në lagjen Bicocca, ndërsa vajza viktimë e përdhunimit ishte një vajzë me origjinë shqiptare, 22 vjec në atë kohë. Robinho I ka mohuar gjithnjë akuzat, por dënimi gjithsesi u dha në vitin 2017; 9 vjet burg për të dhe mikun e tij Ricardo Falco.

Tani, pas publikimit të përgjimeve, futbollisti rrezikon të ekstradohet nga Brazili në Itali. Drejtësia italiane mund të bëjë një kërkesë formale asaj braziliane që do të bëjë vlerësimin e saj

Sfidanti.al