Spadafora i përgjigjet ashpër Ronaldos: Të mos jetë arrogant dhe gënjeshtar

Përplasje e ashpër mes Cristiano Ronaldos dhe Ministrit italian të Sporteve, Vincenzo Spadafora. Sulmuesi portugez i Juventusit në një lidhje live në Instagram foli për gënjeshtra në lidhje me një thyerje të mundshme të protokollit për Covid-19 dhe e menjëhershme ka qenë përgjigjja e ministrit Spadafora.

‘Fama dhe aftësitë e disa lojtarëve nuk i autorizon ata që të jenë arrogantë dhe të tregojnë mungesë respekti kundrejt institucioneve dhe të gënjejnë-tha Spadafora-përkundrazi, sa më i famshëm të jesh aq më shumë duhet të shfaqësh përgjegjësinë e të menduarit përpara se të flasësh dhe të japësh shembullin tënd’.

Më pas me anë të një komunikate zyrtare, Spadafora mendoi të ulë disi tonin e kritikave.

‘Nuk kam ndërmend të diskutoj këtë temë pafund-theksonte Spadafora në komunikatën e tij-konfirmoj atë cfarë kam thënë për largimin nga hoteli të disa lojtarëve të Juventusit nga hoteli i tyre, bazuar edhe te komunikimet mes klubit dhe Agjencisë rajonale të Shëndetësisë në Torino. Nuk do ndërhyj më për këtë cështje dhe uroj sërish për shërim të shpejtë të gjithë të prekurit nga Covid-19’.

Sfidanti.al