Si mund të mos ketë dënim shembullor për Pikfordin, nëse Van Dajk humb sezonin?!

Një veprim i papërgjegjshëm dhe karriera e tjetrit mund të dëmtohet seriozisht. Raportet nga Anglia janë që Virgil Van Dajk mund të humbasë sezonin pas goditjes që mori nga portieri i Evertonit, Xhordan Pikford, në derbin e kësaj të shtune. Qendërmbrojtësi holandez doli nga loja menjëherë pas ndërhyrjes së Pikfordit, dhe trajneri Klop e tifozët janë në ankth për të mësuar përgjigjen e vizitave mjekësore. Pyetja më normale që bëhet në këto raste është sesi mund të mos ketë ndëshkim për një portier që vepron në këtë mënyrë, qoftë edhe pa qëllim? Si mundet të shkaktohet një dëm kaq i madh njerëzor dhe financiar, e të mos ketë dënim, të themi me 8 apo 10 ndeshje pezullim? Nëse këto gjëra nuk ndodhin, edhe pse ekziston ndihma e pamjeve filmike, veprimeve të tilla të rrezikshme nuk i pritet rruga!

Sfidanti.al