Barcelona, dyshimet e De Jong: Nuk jam gati të luaj

Barcelona ashtu sikurse edhe skuadrat e tjera të La Liga në Spanjë po stërviten në kuadër të rifillimit të kampionatit që parashikohet të jetë në qershor. Megjithatë është dikush te skuadra katalanase që ka dyshimet e tij përsa I përket formës fizike dhe bëhet fjalë për mesfushorin Frankie De Jong.

‘Më mungonin stërvitjet-tha holandezi për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’-nuk shiheshim me njëri-tjetrin prej 2-3 muajsh dhe jemi të lumtur vetëm për faktin se ne lojtarët mund të takohemi me stafin teknik përsëri. Duhet të them se kthimi në fushë ishte dicka shumë e bukur, por akoma nuk e shih veten në lojë për 90 minuta të plota. Sigurisht mbeten akoma disa javë deri në rifillimin e ndeshjeve, por shpresoj se së shpejti do të mund të luajmë e të stërvitemi të gjithë së bashku’.

Sfidanti.al