Atletiko e Madridit bubullon: Na vodhën gjyqtarët…”poshtë jorganit”!

Pavarësisht nga deklarata e trajnerit të Atletikos, Diego Simeone, se Reali i Madridit luajti më mirë dhe e meritoi fitoren, Atletiko e Madridit në rrjetet sociale u ankua më të madhe kundër gabimeve të gjyqtarëve, duke vënë në dukje se ato vendosën fatin e ndeshjes që u fitua 1-3 nga Reali.
Për “jorganxhinjtë”, tri situata ishin të diskutueshme: penalltia që u dha mbas rrëzimit të Vinisiusit që, sipas Atletikos, ndodhi jashtë zonës së rreptësisë, goli i Alvaro Moratës që u anulua, për shkak të një ofsajdi të paqenë, dhe penalltia e padhënë mbas faullit të Kasemiros ndaj Moratës në min. e 66-të.
Në të tria situatat u përdor VAR-i dhe vendimet e gjyqtarëve u morën, duke u mbështetur te ky sistem.
Sfidanti.al