Ish-sulmuesi i Realit të Madridit Fernando Morientes konsideron se Vinisiusi është në gjendje që të bëhet një lojtar klasi botëror, pasi atij i ka bërë një përshtypje të madhe ky futbollist brazilian 18-vjeçar.
“Në qoftë se ai do të vazhdojë të luajë ashtu sikurse po luan tani, ai shpejt do të bëhet një lojtar i klasit botëror”, i tha futbollisti i njohur spanjoll i lartpërmendur gazetës madridase “AS”, duke shtuar më tej:
“Vinisiusi është ende i ri, prandaj ndaj tij duhet të tregohet kujdes që atë të mos ta ngarkojnë më shumë sesa duhet me përgjegjësi. Ai është i shpejtë dhe i guximshëm dhe ai i merr me lehtësi vendimet, kur ndodhet përballë kundërshtarit vetëm për vetëm, ndërsa duhet të theksohet se Vinisiusi iu përshtat shpejt futbollit evropian që nuk i ngjan aspak atij brazilian”.
Sfidanti.al