Arbitri ben gabime te renda? Ne Angli gjendet menyra e ‘hakmarrjes’

Futbolli anglez eshte nder me sportivet, por durimi i tifozeve te Sajuell arriti kufirin. Dy gola te anuluar, nje penallti e dyshimte per rivalet dhe se fundmi  humbka 3-2 qe solli edhe reagimin me fyerje ne rrjetet sociale te tifozeve. Kjo eshte ajo qe u pa kete fundjave ne nje ndeshje te divizionit te 5 anglez mes Sajuellit dhe Enfild e fituar nga kjo e fundit.

Padrejtesite e para me fushen e lojes bene qe tifozet te humbasin durimin. Sajuellit i anuluan nje gol ne minuten e 90 qe ishte i dyti ne takim, nderkohe qe pak me vone erdhi edhe goli i fitores per Enfild.

Kjo beri qe tifozet te bejne nje proteste te veçante ndaj arbitrit, duke vjedhur makinen e tij. Vete klubi beri njoftimin nepermjet rrjeteve sociale. ‘E rendesishme; klubi ka thirrur te gjithe deshmitaret per vjedhjen e makines se arbitrit pas humbjes-lexohet ne profilin e Sajuell-pavaresisht merzitjes se madhe, e denojme kete akt dhe u kerkojme atyre qe kane vjedhur makinen tip Peugeot 307 qe ta kthejne ate menjehere’.

Sfidanti.al