Aksi Inter-Bayern, Flick, presing për blerjen e Perisic: I njohim cilësitë e tij

Një gol i shkëlqyer me zhytje me kokë ishte një ftesë për Bayernin e Mynihut për të blerë kartonin e Ivan Perisic nga Interi. Por ai që rrit presionin te drejtuesit e klubit bavarez për të mbajtur kroatin në ekip, duke u kthyer në një lloj aleati për Interin.

‘Përsa i përket të ardhmes së  Perisic, të gjithë te Bayerni janë të ndërgjegjshëm për cilësitë e tij gjë që e tregoi edhe një herë në fushën e lojës-tha Flick pas përfundimit të ndeshjes me Eintrachtin e Frankfurtit e fituar 2-1 nga Bayerni në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë

Vullneti i kampionëve të Gjermanisë është I qartë, edhe pse nuk e ushtroi të drejtën për blerjen e futbollistit për vlerën e 20 milionë Eurove, një shifër për të cilën Bayerni kërkon një ulje duke parë edhe emergjenvën coronavirus. Perisic  nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Interit Antonio Conte dhe Marotta ka interes që ta transferojë këtë verë për të siguruar të ardhura për klubin zikaltër.

Sfidanti.al