Kanë kaluar vetëm tri ndeshje dhe ndoshta është herët për të nxjerrë disa përfundime, por kur quhesh Real Madrid, dhe fiton bindshëm vetëm njërën nga këto, atëherë duhet vendosur “vija e kuqe”. Zinedin Zidan e dinte shumë mirë se çfarë krize do të ndodhte në “Bernabeu” me largimin e tij, të Ronaldos, dhe me ngopjen e yjeve tashmë në moshë të madhe. Gjithsesi, as një njeri i brendshëm si ai nuk do ta kishte imagjuar gjendjen në të cilën e gjeti skuadrën kampione të Europës.
Pas fitores 2-0 me Seltën, erdhi suksesi i stërvuajtur me Hueskën (3-2), dhe pastaj humbja në fushën e Valencias. Pikërisht në “Mestaja”, Zidan bëri një provë, hodhi në fushë formacionin me të cilin fitoi Championsin vjet, minus Ronaldon e larguar dhe Karvahalin e pamundur. Përgjigjet ishin negative, dhe media spanjolle “shenjoi” Marselon, Krosin, Kasemiron, Bejlin, Iskon. Ndoshta disa prej këtyre lojtarëve po luajnë sezonin e fundit tek Reali.
Sfidanti.al