Haleluja…Ronaldo: Zidane e drejton ekipin me inteligjencë

Ylli nr.1 i Juventusit, Kristiano Ronaldo, nuk i kursen lavdërimet në adresë të ish-trajnerit të tij te Reali i Madridit Zinedin Zidane, për të cilin thotë se ai drejton me inteligjencë. Nën drejtimin e strategut francez të futbollit, Ronaldo fitoi tre tituj të Ligës së Kampioneve para se ata të ndaheshin verën e kaluar.
“Zidane e drejton ekipin me një mënyrë të fuqishme inteligjente”, tha, midis të tjerave, Ronaldo në kuadrin e dokumentarit “Zidan Realement Madrid”, të transmetuar nga RMC Sport 1, duke theksuar:
“Ai ndodhet në një situatë të vështirë, sepse të gjithë lojtarëtr duan të luajnë, por ai di të punojë në mënyrë inteligjente dhe e menaxhon situatën në atë mënyrë që të arrijnë të kënaqen që të gjithë”.
Sfidanti.al