Zemërmadhi Alonso, shpërblimet i ndante me mekanikët e ekipit!

Famën e ka të madhe, ndonëse e kanë quajtur edhe mendjemadh apo egoist. Fernando Alonso rebelohet ndaj këtyre epiteteve, ndërsa thotë se gjatë gjithë karrierës ka qenë njeri besnik i skuadrave, dhe e ka ndjerë veten si gjithë të tjerët. Përtej karakterit rebel, që i ka kushtuar jo pak kur ishte tek Meklareni apo edhe në ekipe të tjerë, Alonso e paraqet veten si njeri human, zemërgjerë.

“Gjithnjë i kam ndarë shpërblimet në Çmimet e Mëdha me mekanikët e ekipit, – thotë ai në një intervistë për “F1 Rejsing” (F1 Racing), – kur fitoja 27 000 euro, e ndaja me ata që kishin punuar me mua. Kur jam në një ekip, unë shkrihem 100 për qind me të, bëhem pjesë e tij”. Alonso fitoi dy tituj botërorë në 2005 e 2006 me Renonë, duke i dhënë fund dominimit të Mikael Shumarit dhe të Ferrarit.

Sfidanti.al