Setien nuk ka nevojë për psikolog për Barçën jashtë “Kamp Nout”!

Duhet të provojë se vlen për detyrën që i është ngarkuar. E ka të qartë këtë gjë Kike Setieni, pasi që nga Betisi e skuadra më të vogla “u instalua” në fronin e “Perandorisë Barcelona”. Fillimi në “Kamp Nou” nuk ka qenë nga më të mirët, sidomos pas humbjes 0-2 në Valencia që nxorri Realin në vend të parë të La Ligës, por trajneri mendon me të drejtë se është vetëm fillimi.

“Do të bëj punën për të cilën jam marrë, – shprehet ai, – duhet ta bëjmë sa më shpejt. Nuk jam as shef dhe as babai i ndonjërit, nuk më ka pëlqyer të jap urdhëra, por të bind. Kemi lojtarë shumë të mirë, kemi p.sh. Busketsin që ka vite që luan, por që mund të luajë ende, mjaft që të vrapojë më pak, e të mendojë më shumë”. Setien beson se problemet e Barcelonës jashtë fushe janë psikologjike, dhe se ato duhet të zgjidhen. Mos ka nevojë për psikolog? “Gjatë karrierës sime, më ka shkuar shumë mirë pa një të tillë”, – është përgjigja e tij.

Sfidanti.al