Kujtime, emocione e lot. Përpara dhe pas ndeshjes kundër Portland, LA Lakers i bëri homazh kobe Bryant dhe viktimavet të tjera të aksidentit të 26 janarit; ishin të pafund nderimet e klubit verdhevjollcë që patën si kulm fjalimin prekës të LeBron James.
‘ E para gjë që mendoj është ndjenja për familjen-tha James që gjatë këtyre homazheve nuk i përmbajti lotët-shoh rreth e rrotull dhe gjithcka është në zi, po vuajmë dhe e kemi zemrën të copëtuar. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të mbështetemi te familja. Kush është këtu, është pjesë e një familjeje dhe unë e di që Kobe, Gianna, Vanessa dhe e gjithë familja Bryant ju falenderojnë nga shpirti. Po kujtojmë një djalë që erdhi këtu kur ishte 18 vjec dhe qëndroi deri në moshën 38 vjecare duke u bërë babai më i mirë. Unë së bashku me shokët e skuadrës duam të cojmë përpara trashëgiminë e tij. Nuk do të harrohesh kurrë dhe do të jetosh përgjithmonë, vëlla!’
Ndërkaq, folësi në Staples Center thirri lojtarët me emrin e Kobet më pas 24 sekonda heshtje. Ishte ndeshja e parë e NBA e luajtur nhga Lakers pa tragjedisë duke u shndërruar në një mbrëmje kujtimesh. Klubi kalifornian kishte përgatitur nga një fanele të Bryant për secilin prej 20 mijë të pranishmëve. Gjysma e Staples Center ishte e mbuluar nga fanela me nr.8, gjysma tjetër nga fanela me nr.24. Në anë të fushës ishin lënë të lirë stolat ku u ulën për herë të fundit Kobe e Gianna në 29 dhjetor 2019 dhe dy fanela për të kujtuar at e bijë e një tufë me lule. Carmelo Anthony nuk mori pjesë në këtë ndeshje për shkak të trishtimit të madh. ‘Me kishe premtuar se do të takoheshim në Staples Center për Lakers-Portland-shkruante Anthony në rrjetet sociale
sfidanti.al