Diontei Uilder (ose Uajlder) është kandidati i ri për t’u bërë numri 1 i peshave të rënda në boksin profesionist. Amerikani nuk është aspak moshë e re, ka plot 32 “pranvera”, por duket se i ka ardhur rasti për t’u bërë vërtet i madh. Boksieri shumë i fortë, 2.01 metra shtatlartë, fitoi që në raundin e parë me rivalin Berman Stiverni (Stiverne) dhe synon ta shfrytëzojë momentin.
“Unë të shpall luftë, – tha ai për Entoni Xhoshuan, pas ndeshjes, – a e pranon sfidën time? Kam shumë kohë që pres, unë e di që jam kampioni. E di që jam më i miri. A je i zoti për këtë provë”? Gjithsesi, ky burrë ende i ri, pra 32 vjeç, harroi origjinën e tij të thjeshtë dhe i pëlqeu ta shikonte veten superior ndaj të tjerëve. “Nj mbret, – tha ai, – nuk merret me fshatarët. Një mbret merret me mbretërit. Unë dua Xhoshuan”. Siç duket, Uilderit nuk i kanë thënë se mbrerërve ua kanë prerë kokën dhe ata që kanë mbetur janë thjesht zbukurime muri.
Sfidanti.al