U mendua se ngacmimi mund të vinte nga një drejtim tjetër. Gjithsesi, provokimi u krye edhe pse jo nga ndonjë gazetar nga Serbia. Xherdan Shaqirit iu bë një deklaratë në konferencën e shtypit para ndeshjes me Brazilin, kur një gazetar nga Bangladeshi deklaroi se ai vinte nga Serbia. Gazetari po fliste për multietnitetin e përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa Shaqiri është me origjinë shqiptare nga Kosova. Vetë ylli i Zvicrës nuk iu përgjigj provokimit, duke u përqëndruar më shumë tek ndeshja, ndonëse disa nga mediat serbe e pasqyruan atë që ndodhi. Titujt ishin, siç mund të kuptohet të tillë si “Shaqiri, ti je serb”, apo “Shaqiri, ti je nga Serbia”.
Vetë sulmuesi me origjinë shqiptare nuk ka lënë dyshime lidhur me atë që ndjen, ndonëse padyshim që ai është me Zvicrën, mban veshur fanelën e saj dhe ka nënshtetësinë e saj. Shaqiri e festoi me shenjën e shqiponjës, pra me simbolin e flamurit shqiptar, golin që shënoi në Botërorin e Rusisë 4 vjet më parë pikërisht ndaj Serbisë, në fitoren 2-1. Një gjë të tillë e bëri edhe Granit Xhaka që realizoi rrjetën e parë në portën serbe. Zvicra do të ketë sot në orën 17:00, sfidën më të vështirë të grupit atë ndaj Brazilit, ndërsa në përballjen e parë triumfoi me vështirësi, 1-0, ndaj Kamerunit, dhe asistin për golin e sulmuesit Embolo e dha pikërisht Shaqiri.
Sfidanti.al