Vladimir Kliçko kthehet në ring … vetëm nëse lufta me Rusinë përfundon shpejt!

Duket se do të jetë e vështirë që ish-kampioni absolut i botës ta bërë të vërtetë dëshirën e tij, dhe kjo sepse konflikti në Ukrainë nuk jep shenjë se mund të shuhet shpejt. Gjithsesi, Vladimir Kliçko, vëllai më i vogël i “Dinastisë ukrainase” që dominoi për një dekadë peshat e rënda të boksit profesionist, e shprehu synimin. “Mund të kthehem në ring, – tha 46-vjeçari, – por vetëm nëse lufta me Rusinë përfundon shpejt dhe nëse do të jem në formë të mirë”. Këto fjalë, ai i tha pasi ndoqi fitoren e Tajson Fjurit ndaj Dilian Uajtit. Për momentin ai është i angazhuar në mbrojtjen territoriale të Kievit, qytetit që ka për kryetar bashkie vëllanë e tij të madh, ish-kampionin tjetër të botës, Vitali Kliçko.

Sfidanti.al