Ka edhe pak ndeshje për ta treguar veten, gjithnjë nëse trajneri Alegri do ta përzgjedhë dhe nëse nuk do të ketë ndonjë dëmtim. Për Paulo Dibalën mbeten edhe 5 ndeshje në Itali, 4 në Serinë A dhe një në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, për të arritur dhe të kaluar një legjendë bardhezi si Roberto Baxho. “Bishtaleci” shënoi 114 gola për “Zonjën e Vjetër” në një karrierë pas Fiorentinës dhe përpara Milanit e Interit, ndërsa argjentinasi arriti në 113 rrjeta me golin e shënuar në fushën e Sasuolos. Edhe pse Dibala nuk do të jetë pjesë e ekipit sezonin që vjen, ai dëshiron të bëjë sa më shumë për veten, e ndoshta më pas do të kalojë tek Interi, apo edhe tek Atletiko e Madridit.
Sfidanti.al