Titullin kampion e festoi duke kënduar, por duket se “koncertin” e ardhshëm do ta ketë në një skuaër tjetër. Nejmar me gjasë e ka “mbushur kupën” tek Paris SG dhe mediat franceze shkruajnë se presidenti Al Helaifi dhe drejtori sportiv Leonardo duan “t’i japin duart” në verë. Krejt ndryshe ngjan situata me Lionel Mesin. Edhe pse superylli argjentinas shënoi vetëm 4 gola në kampionatin francez, sërish tek PSG-ja besojnë se ai duhet të jetë “shtylla” rreth së cilës do të krijohet skuadra e re. Kilian Mbapeja me gjasë do të largohet tek Reali dhe në ekip do të vijë një tjetër sulmues, mesfusha do të forcohet dhe synimet do të jenë sërish të mëdha. Mesi pati 21 gola dhe asistë në 29 ndeshje këtë sezon, dhe klubi beson fuqimisht se ai është përshtatur siç duhet dhe se do të luajë ndryshe kur të jetë në qendër të projektit.
Sfidanti.al