Van Dajku sulmues, ja plani i suksesit për Holandën!

Një copë letër me shkrim dore kishte mbetur si hedhurinë në tapetin e shkëlqyer të fushës së stadiumit të Gelsenkirshenit. Ajo letër ishte e trajnerit të Holandës, Ronald Kuman, dhe ishte shkruar në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Gjermanisë. Vendasit po kryesonin 2-0, ndërsa holandezëve u duhej barazimi për kualifikim në Ligën e Kombeve, dhe Kuman vendosi të bënte lëvizjen e fundit, mbrojtësi Virgil Van Dajk, të zhvendosej si sulmues kryesor.

Skema në letër është 3-2-3-2, dhe Van Dajku do të ishte në sulm, në krah të Luk De Jongut të PSV Ajndhovenit. Nuk dihet nëse kjo solli suksesin, por fakti është që Van Dajku doli në sulm dhe Holanda jo vetëm ngushtoi diferencën në 1-2 me Kuinsi Promesin, por edhe gjeti golin e kualifikimit me vetë mbrojtësin e Liverpulit.

Sfidanti.al