Edhe pse është 37 vjeç, Zllatan Ibrahimoviç nuk mund ta kuptojë karrierën e futbollit pa planifikim. Projekti i tij i fundit quhet “Milan”, pra një rikthim te kuqezinjtë në Serinë A, duke braktisur Ligën Profesioniste Amerikane. “La Gazeta delo Sport” raporton se ylli suedez e ka mbledhur mendjen që të ulë pretendimet për rrogë deri në 2 milionë euro në gjysmë sezoni, dhe të luajë për kuqezinjtë deri në maj.
Plani i Ibrës është që të provojë veten sërish në një ligë të nivelit të lartë si kjo e Italisë dhe të meritojë rinovimin e kontratës me Milanin edhe për sezonin 2019-2020, kur ai të jetë 38 vjeç. Gazeta shkruan se suedezi po pret telefonatë nga Leonardo, drejtori milanist, ndërsa ka deklaruar më herët se dëshiron të luajë futboll deri në moshën 50-vjeçare.
Sfidanti.al