Uzuni i shënon dy edhe Tenerifes, tani shkëputet si “Këpucë e Artë”

Ky sezon vërtet qenka i jashtëzakonshëm. Një sulmues shqiptar që shënon 17 gola në Spanjë, qoftë edhe në Ligën e Parë, është diçka tepër e rrallë, por Myrto Uzuni është nga ata të rrallët. Sulmuesi, që dikur luante për Tomorin dhe Apoloninë, realizoi dy herë në stadiumin e tij, “Los Karmenes” në fitoren 2-0 të Granadës kundër Tenerifes. Këtë herë, sulmuesi kuqezi realizoi dy herë me penallti, por gjithsesi kjo nuk i prishi punë. Tashmë, Uzuni është i shkëputur në renditjen për Këpucën e Artë në Spanjë duke pasur 17 gola në 27 javë kampionat. Valencia e kërkon në La Ligë, por për momentin Granada është vetë në zonën e ngjitjes falë edhe golave të shqiptarit.

Sfidanti.al