Urdhëri është urdhër: As Joakim Lëvi nuk lejohet në stadium, në Bundesligë!

Si çdo njeri tjetër në detyrën e tij, edhe ai i ka vizituar shpesh stadiumet. Joakim Lëvi është një fytyrë e njohur në ndeshjet e Bundesligës, veçse që sot e tutje do të jetë ndryshe. Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, edhe pse një personazh i famshëm dhe krejt brenda profesionit, nuk do të lejohet të hyjë nëpër impiante, pasi rregullat ia ndalojnë. Urdhëri është urdhër, thonë në Gjermani, dhe Lëvi do të ndalohet nëse do ta provojë.

Sezoni në Bundesligë nis me protokoll të rreptë sigurie, për t’u mbrojtur nga epidemia e koronavirusit, dhe kufizimet janë të mëdha. Në stadiume do të lejohen deri në 300 njerëz për çdo sfidë, por roli i Lëvit nuk e gjen veten as me këtyre të 300-ve. Natyrisht, që ai do t’i ndjekë ndeshjet nga televizori, për të vëzhguar futbollistët e kombëtares, dhe për të pikasur të tjerë që mund t’i bëjnë punë në të ardhmen.

Një gjë është e sigurt në gjithë këtë histori. Përderisa Protokolli nuk e lejon, trajneri i kombëtares është e sigurt se nuk do të jetë i pranishëm në asnjë ndeshje, sepse për këto gjëra në Gjermani ligji është i barabartë për të gjithë.

Sfidanti.al