Formula 1, projekt-kalendari i 2020; 19 gara dhe GP Monza ne 6 shtator

Merr gjithnjë e më shumë formë kalendari i ri i Formula 1 për këtë vit të trazuar. FIA dhe Libertty Media bashkë me skuadrat po punojnë për fillimin e mundshëm të sezonit. Projekt-kalendari parashikon fillimin e sezonit me 2 gara në Austri në 3-5 korrik dhe 10-12 korrik, ndërsa Cmimi i Madh  Monzës në Itali mendohet të mbahet në 4-6 shtator

Pas dy garave radhazi në Austri, dy ndalesat e radhës të njëpasnjëshme do të jenë në Silverstone në fundjavëne fundit të korrikut dhe fundjavën e parë të gushtit. Më pas do të vijohet me Cmimin e Madh të Hungarisë që do të luhet me dyer të mbyllura në 9 gusht. Në fundin e gushtit në fillimin e shtatorit janë parashikuar ndalesat e barcelonës, SPA dhe Monzës.

Në total mendohen 16 gara në program, me fundin e Botërorit që do të jetë në Abu Dhabi në 13 dhjetor. Nuk do të rikuperohen garat e Holandës, Kanadasë, Singaporit dhe Australisë

Kalendari I mundshëm i Formula 1

3-5 korrik GP Austri

10-12 korrik GP Red Bull Ring ‘II’

24-26 korrik GP Britani

31 korrik-2 gusht GP Silverstone ‘II’

7-9 gusht GP Hungari

21-23 gusht GP Spanjë

28-30 gusht GP Belgjikë

4-6 shtator GP Itali

18-20 gusht GP Azerbajxhan

25-27 gusht GP Rusi

2-4 tetor GP Kinë

9-11 tetor GP Japoni

23-25 tetor GP SHBA

30 tetor-1 nëntor GP Meksikë

6-8 nëntor GP Brazil

20-22 nëntor GP Vietnam

27-29 nëntor GP Bahrain

4-6 dhjetor GP Bahrain ‘II’

11-13 dhjetor GP Abu Dabi