“Unë jam si Donald Trampi”, thotë trajneri anglez i regbisë!

Donald Tramp me siguri do të jetë gëzuar kur ka dëgjuar këto fjalë, ose do të ishte gëzuar nëse do t’i kishte dëgjuar. Njeriu që u votua në rregull të plotë si presidenti i radhës i SHBA-së nuk është se pëlqehet shumë nga ata që quhen personalitete të sportit apo të artit, veçse është një trajner kampion që e vlerëson shumë. Ky quhet Edi Xhons, dhe është trajneri i ekipit kombëtar të Anglisë në regbi. Nën drejtimin e Xhonsit, Anglia fitoi Kupën e Gjashtë Kombeve (tip kampionati europian i regbisë), duke mposhtur Francën, Skocinë, Irlandën, Irlandën e Veriut dhe Italinë.

Në një intervistë për median britanike, Xhons theksoi se ai ia kishte dalë të kishte sukses duke i përsëritur lojtarëve çdo ditë të njëjtin mesazh: Duhet të jeni të mëdhenj, duhet të silleni si anglezë”. Gazetarja e ngacmoi duke i thënë se “kjo ngjan si e thënë nga Donald Trampi”, ndërsa në shkrim komentoi se 90 për qind e njerëzve do ta kishte kundërshtuar krahasimin me presidentin amerikan.

Xhons bëri të kundërtën. “Po, – tha ai, – ashtu si Trampi. Ai është i zgjuar, kjo nuk mund të mohohet, “mantra” e tij “ta bëjmë sërish të madhe Amerikën” i bombardoi amerikanët, pasi ai e përsëriti vazhdimisht. Kur njerëzit intervistoheshin, ata thoshin se Trampi do ta bëjë Amerikën sërish të madhe. Nuk ka ndonjë provë që ai do t’ia dalë, por e rëndësishme është që ai i bindi njerëzit. Ai ndryshoi bindjen e tyre, dhe vetëm kështu fitohet, si edhe duke pasur lojtarë shumë të mirë”. Xhons do të drejtojë sërish Anglinë në Kupën e Gjashtë Kombeve, dhe përsëri me mesazhet si Donald Trampi.

Sfidanti.al