Virusi? UFC këmbëngul me superduelin Nurmagomedov-Ferguson!

Do të duhej të ishte luftuar më shpejt, por ja që kohët erdhën kështu. Gjithsesi, sfida e madhe për titull në artet e përziera marciale (MMA), në kampionatin botëror UFC, mes Habib Nurmagomedovit dhe Toni Fergusonit do të zhvillohet pavarësisht koronavirusit. Kampioni i botës, Nurmagomedov, do të bëjë mbrojtjen e titullit përballë sfidanit numër 1, Ferguson, dhe kreu i Federatës, Dejni Uajt, thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Me një gjuhë që është pak ta quash vulgare, ai shpjegon se lufta e madhe i duhet për të mbajtur në këmbë biznesin, dhe për të dhënë rrogat për njerëzit që punojnë për të. “Mediat ia fusin kot që kritikojnë, – thotë ai, – në fund të fundit, ato nuk kanë përgjegjësi, nuk kanë njerëz për të mbajtur. Unë kam 350 punonjës që punojnë për mua. Kurrë ndonjëherë nuk kam hequr ndonjë nga puna në UFC. Ne do të bëjmë testet mjekësore, dhe gjithçka do të vazhdojë normalisht, këtë e kemi bërë edhe përpara koronavirusit”.

Sfidanti.al