Mediave në Shqipëri dhe në Kosovë nuk i shpëtoi aspak, dhe besohet as atyre në Serbi. Edhe pse mund të ketë qenë një “lajthitje”, sërish ajo që ka ndodhur në videon prezantuese të Euro 2024-ës krijuar nga UEFA, ka krijuar një skandal të vërtetë. Kjo sepse shteti i Kosovës, Federata e Futbollit e të cilit është pjesë e UEFA-s prej 5 vjetësh, nuk është shfaqur fare në hartën e vendosur në video. Ajo nuk kishte kufijtë e saj, ndërsa ngjyra e hapësirës së shtetit ishte e njëjtë me atë të Serbisë. Kosova shpalli pavarësinë në 2008, ndërsa Serbia vazhdon të pretendojë se ajo është pjesë e saja. Është e sigurt që ekipin përfaqësues i drejtuar nga trajneri Shaland do të jetë në eleminatoret e Europianit 2024, ashtu siç ishte në eleminatoret e Euro 2020-ës, në Ligën e Kombeve dhe siç është në eleminatoret e Botërorit, por Kosova pret që harta e botuar nga UEFA të ndryshojë.
Sfidanti.al